Trump uron Metën: Shqipnia nji aleate e vyeme

Me rastin e 106-vjetorit të Ditës së Pamvarësisë dhe të Flamurit, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka marrë mesazhe të shumta urimi nga lider shtetesh të vendeve mike e partnere të Shqipnisë.

Në mesazhin e tij Presidenti i Shteteve të Bashkueme të Amerikës, Donald J. Trump, ndër të tjera thekson se: “jemi krenarë për marrëdhënien e fortë që dy kombet tona kanë zhvilluar dhe arritjet domethënëse që kemi realizuar së bashku. Shqipëria është një aleate e vyer, që ka dhënë një kontribut domethënës për sigurinë rajonale dhe atë globale”.

Shperndaje në: