Shkatërrohet banda e drogës Shqipni-Slloveni-Holandë, 20 të arrestuem

Policia italiane ka shkatërrue nji grup të strukturuem kriminal me aktivitet në trafikun e drogës në territorin e rajonit të Puglias.

Nga operacioni i zhvilluem n’orët e para të mëngjesit të sotëm u arrestuen 20 persona, shumica prej të cilëve shqiptarë.

Operacioni i përbashkët i trupave të antidrogës u ekzekutue në provincat e Chietit, Genovas, Campobassos e Foggias.

Të arrestuemit akuzohen për trafikim të landëve narkotike, armëmbajtje pa leje e pjesëmarrje në krim të organizuem.

Droga trafikohej nga Shqipnia, Holanda e Sllovenia.

Baza territoriale e këtij grupi kriminal ishte komuna e Sal Salvos e Vasto, nji udhëkryq i njoftun i trafikut të drogës.

Operacioni asht ekzekutue me urdhën të Prokurorisë së Aquilas e nën hetimin e antimafias italiane.

Operacioni i koduem ‘Evelin’ ka vnue hetim edhe për 37 persona të tjerë, italianë rumunë dhe shqiptarë.

Shperndaje në: