Përplasja e Pacollit me homologun e tij boshnjak: Ju e ofenduet vendin tim (video)

Zavendëskryeministri i Kosovës, njiherësh Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka reague ndaj homologut të tij boshnjak Igor Crnadak, të cilit ndër të tjera i tha se Bosna e ka ofendue Kosovën.

Këto deklarata Pacolli i bani gjatë qëndrimit në Budvë të Malit të Zi, ku po mbahet takimi i Ministrave të Jashtëm të Ballkanit Perëndimor.

Mësohet se ky reagim i Pacollit erdhi kur homologu i tij boshnjak e kritikoi Kosovën për taksën 100%, të cilën Qeveria e Kosovës e ka vendos ndaj prodhimeve serbe.

Me këtë rast Pacolli ka reague tue ja përmend Crnadakut mosnjohjet dhe kufizime që Bosna ka vendos ndaj Kosovës.

“Ju e keni ofenduar vendin tim, por ne ju respektojmë juve dhe Bosnjën. Na trego, sa kamionë i lejoni të hyjnë në Bosnjë? Asnjë. A e respektoni dokumentacionin tonë, i cili e shoqëron mallin nga Kosova në Bosnjë? Jo, nuk i pranoni e as nuk i respektoni. A i njihni vulat tona? Jo nuk i njihni. A mund të vijnë kamionët tanë në BiH me tabela të Kosovës? Jo nuk mund të vijnë”, ka thanë Pacolli.

Pacolli po ashtu i tha Crnadakut se përkundër kësaj, Kosova nuk po tregon reciprocitet ndaj Bosnës ndaj këtyne kufizimeve.

“Ne i pranojmë mallrat tuaja, dokumentacionin dhe vulën tuaj, ne i pranojmë kamionët e pasaportat tuaja, i kemi pranuar të gjitha këto. A e di Igor, se edhe ju duhet ta respektoni faktin që Kosova është shtet i pavarur, i cili është pranuar nga dy të tretat e shteteve të botës dhe ju duhet ta respektoni këtë. Në të ardhmen ne duhet të kemi vetëm reciprocitet”, ka thanë Pacolli.

Mbas kësaj, Pacolli i ka thanë homologut boshnjak se ai mundet me ardhë sa herë të dojë në Kosovë.

Kjo asht videon me titra shqip, gjatë konfrontimit verbal të Pacollit me homologun Crnadak.

Shperndaje në: