CIA posedon 11 mesazhe qe e lidhin princin bin Salman me vrasjen e gazetarit Khashoggi

Princi trashegimtar Mohammed bin Salman i ka çue ma se paku 11 mesazhe keshilltarit te tij ma te afert Saud al-Qahtani, i cili simbas agjencise per intelegjence te Amerikes CIA, e ka udheheq grupin prej 15 njerezve te cilet e kane vra e masakrue gazetarin Jamal Khashoggi.

CIA ka arrite me i sigurue keto mesazhe mes princit bin Salman dhe keshilltarit al-Qatani, dhe ja ka prezentue Presidentit Donald Trump dhe komisionit te Kongresit, me konkludimin se vrasja e gazetarit asht porosite direkt nga princi Mohammed bin Salman.

Komenti i Presidentit Trump ishte: “Nashta e ka porosite, nashta s’e ka porosite”.

 

Gazetari Jamal Khashoggi

Gazetari Jamal Khashoggi, ka qene kritikuesi i rrepte familjes mbretnore saudite, i cili ka jetue ne shtetin amerikan Virginia, dhe ka shkrue kolumne per gazeten amerikane The Washington Post. Ai u vra nga operativet godites te mbretnise saudite me 2 Tetor 2018, sapo hyni ne konsullaten saudite ne Stamboll te Turqise, per me kerkue dokumente qe ja mundesonin martesen me te fejuemen e tij turke.

 

Shperndaje në: