Rrëfimi i Clinton: Bushi ishte nji rival që m’u ba shok

Ish-presidenti i SHBA, Bill Clinton, dhe ish-sekreatarja e shtetit, Hillary Clinton, e kanë publikue nji deklaratë për vdekjen e ish-presidentit George H.W. Bush, i cili vdiq të Premten në moshën 94-vjeçare. Clintoni e kishte mposhtë Bushin në zgjedhjet presidenciale të vitit 1992, ndërsa mbas tyne ata u banë miq të mirë.

Ma poshtë mundeni me lexue deklaratën e plotë të familjes Clinton:

Hillary dhe unë e vajtojmë vdekjen e Presidentit George H.W. Bush dhe e falenderojmë për punën, dashninë dhe miqësinë e tij në jetën e tij të gjatë e të mrekullueshme.

Unë do të jem gjithmonë mirënjohës për miqësinë që e krijuem. Që nga çasti që e takova si guvernator i ri, i ftuem në shtëpinë e tij, isha i mahnitun me mirësjelljen e tij ndaj çikës sime, Chelsea, dhe me përkushtimin e tij ndaj Barbaras, fëmive dhe krejt familjes së tij.

Shumë pak amerikanë kanë qenë të aftë me u krahasue me shërbimin që ia ka ba ai Shteteve të Bashkueme dhe kënaqësinë që ndiente ai nga kjo punë, përfshi shërbimin ushtarak në Luftën e Dytë Botnore, punën e tij në Kongres, në Kombet e Bashkueme, në Kinë, në CIA, si Zavendëspresident dhe si President, drejt arritjes së unitetit, paqes dhe lirisë, në nji botë që sapo kishte dalë nga Lufta e Ftoftë.

Ai kurrë nuk u ndal tyue sherbye. E kam pa këtë për së afërmi, mbasi kemi punue bashkë në Azi dhe këtu mbas uraganit Katrina. Libershipi i dalluem dhe zemra e tij e madhe ishin gjithmonë në pah.

Jam thellësisht mirënjohës për çdo minutë që e kam kalue me Presidentin Bush dhe gjithmonë kam me ruejt miqësinë me të si njanën nga dhuratat ma të mëdhaja që m’i ka dhanë jeta.

Zemrat dhe lutjet tona janë për krejt familjen Bush, thuhet në letrën e ngushëllimit, shkruen “Huffington Post.

Shperndaje në: