‘Euro 2020’: Hedhet shorti, zbuloni kush janë kundërshtarët e Kosovës (foto)

Përfaqësuesja e Kosovës ka mësue kundërshtarët për kualifikimet e Kampionatit Europian Euro 2020.

Kosova për herë të parë ka me marrë pjesë në këto kualifikime, mbas pranimit me të drejta të plota në UEFA dhe FIFA në vitin 2016.

Dardanët janë në Grupin A, ku nga shporta e parë ka me u përballë me Kombëtaren e Anglisë.

Kundërshtari i Kosovës nga shporta e dytë ka me qenë Çekia.

Ndërkohë Kombëtarja e Bullgarisë dhe ajo e Malit të zi kanë me qenë dy kundërshtarët e radhës.

Kosova ka me qenë në grup me vetëm pesë skuadra.

Ndeshjet e para për kualifikimet e Kampionatit Europian fillojnë në muejin Mars të vitit 2019.

Shperndaje në: