Hoxhaj kërkoi pakt me këto vende, reagon Serbia

Enver Hoxhaj

Ka zgjue reagime të shumta në Beograd deklarata e Zv/kryeministrit Enver Hoxhaj e publikueme në mediat kroate për nji pakt të mundshëm ndërmjet Kroacisë, Maqedonisë, Malit të Zi e Kosovës kundër Serbisë.

“Duem me ndigjue se çfarë populli serb dhe Serbia kanë bërë gabim që ata që krijojnë një pakt kundër Serbisë dhe popullit serb”, ka thanë Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Nebojsa Stefanovic.

Ai ka thanë se deklarata e Hoxhajt paraqet akt armiqësor kundër Serbisë dhe popullit serb.

Zavendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thanë për të përditshmen kroate “Vecernji List” se në “Kroaci, Maqedoni e Mal të Zi ka bisedue për krijimin e nji pakti kundër Serbisë”.

Shperndaje në: