‘Vajton’ ministri boshnjak: Taksa 100% asht e çmendun!

Ministri i Punëve të Jashtme i Bosnës, Igor Crnadak, ka thanë se vendosja e taksës nga Republika e Kosovës për produktet serbe e boshnjake asht çmenduni.

Ai ka thanë se nji veprim i tillë po shkakton probleme në krejt rajonin në kohën kur po bahen përpjekje për afrim ndërmjet shteteve.

“Derisa të gjithë në rajon merren me bashkëpunimin dhe ndërtimin e besimit reciprok, Prishtina fut taksë të çmendur prej 100 për qind, krijon pakte armiqësore dhe shkakton çrregullime në rajon”, ka thanë Crnadak për agjencinë serbe ‘BETA’

Crnadak i ka reague edhe zavendëskryeministri Enver Hoxhaj tue i kërkue këtij të fundi me u marrë ma shumë me raportet e Kosovës me BE’n e jo me Serbinë e Bosnën, tue thanë se këto dy shtete kanë marrëveshjen e Dejtonit.

Kosova ka vendos taksën 100 për qind ndaj produkteve serbe e boshnjake.

Kjo ka shkaktue bllokim total të produkteve nga këto dy shtete.

Shperndaje në: