BERZH ndan 17.2 milionë euro për hekurudhën Fushë Kosovë – Mitrovicë

Sot ka me u nënshkrue marrëveshja për grantin 17.2 milionësh për hekurudhën Fushë Kosovë – Mitrovicë.

Në Ministrinë e Financave sot ka me u mbajt ceremonia e nënshkrimit të Marrëveshjes Grant për fazën 2 për projektin për Rehabilitimin e linjës 10 Hekurudhore, segmenti Fushë Kosovë-Mitrovicë, në vlerën 17.2 milionë euro.

Marrëveshja ka me u nënshkrue nga Ministri i Financave Bedri Hamza, shefja e Zyrës së BE’s dhe përfaqësuesja Speciale e BE’s në Kosovë Nataliya Apostolova, si dhe drejtoresha e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh) për sektorin e Transportit Sue Barrett.

Shperndaje në: