Konfirmohet: Shpendi ka me qenë bashkëkryesues në dialog me Limajn

Anëtari i kryesisë së PSD’s, Zgjim Hyseni ka konfirmue se me draft-rezolutën që planifikohet me u votue në Kuvendin e Kosovës lidhun me dialogun me Serbinë, kryetari i kësaj partie Shpend Ahmeti ka me qenë bashkëkryesues i këtij procesi bashkë me Fatmir Limajn e Nismas.

“Mund të konfirmoj se do të jetë në bashkëryesim mes Fatmir Limajt dhe Shpend Ahmetit dhe dy vende do t’u ofrohen edhe dy partive tjera opozitare”, ka thanë Hyseni, njofton Klan Kosova.

“Dua të theksoj që është e vërtetë që situata e deritanishme mund të karakterizohet si aventurë personale e Presidentit Thaçi që deri tash ka vazhduar negociatat pa mandat të Kuvendit, pa një ekip të kuvendit dhe mbi të gjitha pa një platformë. Aventura e Thaçit duhet të ndalet. Për t’u ndal kjo aventurë është që vendimmarrja t’i kthehet Kuvendit. Dhe saktësisht po e bëjmë këtë”.

Shperndaje në: