Qysh ndihen vërtet djemtë kur çikat ju çojnë foto cullak? (kujdes, foto +18)

Nëse jeni në nji marrëdhanie prej kohësh, ose sapo keni nisë nji lidhje të re, nuk mundei me ju shmangë mesazheve seksi.

Partneri ose partnerja juej munden me ju kërkue foto seksi, provokuese ose edhe krejt cullak. Nëse në fillim kjo gja ju bezdis, mos u mundoni me ndalue partnerin që me ju çue mesazhe seksi, por gjaja ma e mirë që mundeni me ba: asht të siguroheni për veten tuej se ato foto që edhe ju dërgoni mos të përfundojnë në duert e personave të gabuem.

Nji studim amerikan i kryem së fundmi i ka pyetë mashkujt sesa e randësishme asht për nji marrëdhanie me çue foto erotike?

Përgjigjet janë vërtet surprizuese:

1-Mua kjo gjë nuk më intereson. Nëse dua ta shikoj të dashurën nudo, thjesht e marr në telefon dhe e zgjidh këtë gjë.

2-Do doja ta shikoja live, është më argëtuese se në foto.

3- Unë në fakt e urrej se si teknologjia është futur kaq thellë në jetën tonë. Unë mendoj se fëmijët po rriten me një ide të gabuar se si duhet të jetë sjellja normale e një çifti të dashuruar. Kjo gjë nuk është në listën e gjërave që unë dua të bëj. Pastaj kurrë nuk i dihet se çfarë bën një djalë me fotot nudo që i ke dërguar nëse ju ndaheni. Mos e harroni këtë gjë. (Tregon edhe një vajzë)

4-Unë kam qenë i martuar për 4 vite dhe gruaja ime nuk më ka dërguar asnjëherë asnjë mesazh erotik. Unë mendoj se ky ka qenë një problem i madh në marrëdhënien tonë.

5-Varet sa e gjatë është marrëdhënia që ke. Nëse ai jeton në të njëjtin qytet me ty më duket e panevojshme. Gjithsesi, bëni çfarë ju bën të ndiheni rehat.

6-Mua më duket më interesante kur një vajzë nuk dërgon mesazhe të “pista”. Ndoshta kur je i martuar ose në një marrëdhënie të gjatë, bën sens, por kur sapo je njohur me dikë, mos e bëni provë. Unë nuk jam një djalë konservator, madje jam shumë “open-minded” sidomos në dhomën e gjumit, por sa i përket dërgimit të fotove nudo, ky është mendimi im.

7-Kjo është një çështje me rëndësi për një çift. Unë jam plotësisht dakord që çifti të shkëmbejë foto nudo. Unë për vete i bëj, i dërgoj dhe më pas i fshij.

8-Unë dhe partnerja ime nuk dërgojmë foto të tilla pasi jemi të frikësuar nga hackerat.

Shperndaje në: