Deputeti gjerman: Vizat t’i heqen Kosovës, le te barazohet me shtetet tjera

Deputeti gjerman, Josip Juratovic, ka thanë se BE duhet me reague në heqjen e taksës ndaj Serbisë dhe duhet me i heq vizat për qytetarët e Kosovës.

Deputeti i Partisë Social Demokratike (SDP), në Bundestagun gjerman, Josip Juratovic, ka thanë se Bashkimi Europian duhet me reague që të hiqet taksa prej 100 për qind që Kosova i ka vendos mallnave të Serbisë.

Deputeti gjerman po ashtu ka thanë se Bashkimi Europian duhet me lejue liberalizimin e vizave për Kosovën.

“Përshtatja e vendimeve kërkon kohë. Në të gjitha rastet, Evropa do të reagojë. Evropa e veçanërisht Gjermania, është e interesuar të bashkohet me Ballkanin Perëndimor dhe sa më shpejt që të jetë pjesë e Evropës. Evropa do të bëjë gjithçka në çdo rast, por nevojitet kohë sepse është e nevojshme sepse vendimet nuk mund të bëhen brenda natës, veçanërisht ato që janë ngarkesa politike në këtë rast”, ka thanë për “Tanjug”, Juratovic përcjell lajmi.net.

Shperndaje në: