NATO ia tërheqë vërejtjen Kosovës për Ushtrinë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO’s, Jens Stoltenberg, ka paralajmërue Prishtinën zyrtare se do të përballet me pasoja serioze nëse vazhdon me transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri të Kosovës.

Simbas Stoltenbergut, ky proces po udhëhiqet “në nji moment mjaftë të papërshtatshëm” dhe se nuk janë respektue procedurat. Këto deklarata, kryetari i Aleancës Veriatlantike i bani në fund të takimit të ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të NATO’s, ku asht diskutue për gjendjen në Ballkanin Perëndimor.

“Kjo shkon përtej këshillimeve të shumë zyrtarëve të NATO’s. Dhe, mundet me pasë pasoja serioze për integrimin e ardhshëm të Kosovës në proceset euroatlantike”, ka thanë ai.

Autoritetet e Kosovës kanë paralajmërue transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës përmes tri ligjeve që priten me u miratue në Kuvend me 14 Dhetor.

Shperndaje në: