BE dhe SHBA i vendosin kusht Kosovës: Taksën ose Ushtrinë?

Bashkimi Europian asht tue e mendue nji zgjidhje rreth bllokadave të krijueme nga Kosova për taksën në njanën anë, dhe Serbia për ushtrinë në anën tjetër.

Metro ka mësue nga burime diplomatike se Bashkimi Europian ju ka ofrue këtë kusht të dyfishtë për Kosovën dhe Serbinë.

Kosova, simbas burimeve në Ambasadën e Kosovës në Bruksel, duhet me zgjedh për me krijue ushtrinë ose me mbajtë taksën doganore ndaj Serbisë.

Edhe Serbia e ka kushtin e njajtë, mirëpo atyne u kërkohet me pranue ushtrinë ose, në të kundërtën, ka me qëndrue taksa ndaj Serbisë.

“Taksa duhet të largohet së paku 3 muaj, nëse Kosova do që ta krijojë ushtrinë”, thotë burimi i Metros në Bruksel.

Ndër të tjera, mësohet se ky kusht u propozue nga Sekretari amerikan, Mike Pompeo, të cilën gja e ka pranue BE, ani pse Amerika ishte sponsoruese e krijimit të ushtrisë.

Ndryshe, kreu i Kuvendit Kadri Veseli si dhe Kryeministri Haradinaj thanë se ushtria ka me u votue në lexim të dytë më 14 Dhetor, mirëpo sot Sekretari i Përgjithshëm, Jens Stoltenberg, tha se ushtria po bahet në kohë të papërshtatshme dhe theksoi se ka me pasë pasoja.

Shperndaje në: