Lang rrushi me biper të zi – Ilaçi kundër gurëve në veshka

Rrushi asht nji frut i jashtëzakonshëm sa i përket përmbajtjes së antioksidantëve.

Në tanësinë e tij, rrushi përmban ushqyes të panumërt që e mbrojnë organizmin nga damet që shkakton stresi oksidues.

Për ma tepër, rrushi ndihmon në çaktivizimin e radikaleve të lira që shkatërrojnë qelizat.

Sipas të dhanave të AgroWeb.org, përbamësit aktivë te farat dhe likura e rrushit kanë aftësinë me rimëkambë veshkat dhe me i pastrue ato nga toksinat.

Në këtë pastrim përfshihen edhe mbetjet e ndryshme si acidi urik apo kimikate të tjera.

Konsumi i rrushit në mënyrë të rregullt asht nji hap i mençun për me eliminue gurët e veshkave.

Në këtë artikull keni me mësue se si me pregaditë nji lang shumë të thjeshtë kundër këtij problemi shëndetësor.

Lexoni lajmin e plotë:

Lëngu i Rrushit me piper të zi

Përbërësit

1 gotë me kokrra rrushi

2 lugë çaji me piper të zi kokërr.

Përgatitja:

Për këtë recetë mund të përdorni rrush të zinj me fara bashkë me piperin kokërr.

Puna nis me pastrimin dhe larjen e rrushit dhe hedhjen e kokrrave në një mikser.

Më pas, mund të shtoni kokrrat e piperit të zi dhe t’i përzieni së bashku për disa minuta për të përfituar një lëng të trashë.

Hidheni lëngun në një gotë dhe pijeni një herë në ditë.

Kura natyrale kundër gurëve në veshka duhet vazhduar për tre ditë nga një gotë.

Lëngu i kombinuar i rrushit me piperin e zi ndihmon në shpërbërjen e gurëve në veshka dhe eliminimin e tyre.

Piperi i zi, mbreti i erëzave

Piperi i zi njihet ndryshe si ‘Mbreti i Erëzave’ dhe këtë titull e ka marrë falë vlerave shëndetësore që përcjell.

Piperi i zi është një burim i pasur mineralesh si manganic, bakri, magnezi, kalçiumi, fosfori, hekuri dhe kaliumi.

Ai përmban vitaminat C, K, B6, riboflavinë, fibër dietike, proteinë dhe karbohidrate.

 

Shperndaje në: