Bushi i ri s’përmban veten, ‘shpërthen’ në lot gjatë fjalimit në varrimin e babes (video)

Liderë të shumtë botnorë po marrin sot pjesë në ceremoninë e varrimit të Presidentit të 41’t të SHBA’ve, George H.W Bush në Katedralen Kombëtare.

Nder kolegë e miq, ka qenë edhe i biri i tij ish-presidenti George W. Bush, i cili gjatë fjalimit në varrim nuk ka mujt me i mbajtë lotët.

“Ne do të na mungosh baba, por shpirti yt do të qëndrojë gjithmonë me ne. Ti ishe një njeri i mrekullueshëm, babai më i mirë që nje vajzë dhe djalë mund të ketë. Por në dhimbjen tonë, ne e dimë që ti je duke i shtrënguar dorën nënës përsëri”, ka thanë George W. Bush gjatë fjalimit të tij.

Vdekja e George H.W Bush ka prek shumë persona e vende të botës, ndërsa edhe në Kosovë sot ka qenë ditë zie, në nderim të tij.

Ish-presidenti George H.W Bush ka vdek para 6 ditëve në moshën 94 vjeçare.

Homazhet kanë fillue që nga e hëna, ndërsa sot po mbahet ceremonia mortore dhe e varrimit të tij.

Kujtojmë se në këtë ceremoni po merr pjesë edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Shperndaje në: