Doni me lanë duhanin? Atëherë përdorni këto ushqime

Nëse leni pimjen e duhanit, mënyra ma e shpejtë për me pastrue trupin tuej nga nikotina asht tue përdorur disa ushqime të caktueme.

Ma poshtë keni me gjetë të listueme ushqimet që duhet konsumue mbasi ta keni ndal pimjen e duhanit.

Spinaqi- Acidi folik është shumë i rëndësishëm për punën normale dhe zhvillimin e trupit, por gjithashtu ndihmon trupin për të zgjidhur nikotinën.

Sasi të mëdha të acidit folik gjenden në spinaq.

Brokoli, lulelakra dhe lakra– Perimet nga familja e lakrës janë shumë të shëndetshme.

Përveç mbajtjes së polifenoleve që kanë provuar të dobishme në reduktimin e inflamacionit të ndryshëm në sistemin e tretjes, gjithashtu përmban antioksidues që pastrojnë trupin nga toksina të shumta.

Gatuani ato për një kohë sa më të shkurtër të jetë e mundur në mënyrë që të ruani përfitimet e tyre.

Çaji jeshil– Nga pirja e duhanit trupi humb lëngun e nevojshëm, dhe organizmi dehidrohet shumë më shpejt.

Pini çaj jeshil të pasur me antioksidues, pasi ai pastron nikotinën nga trupi.

Karota– Nikotina shkatërron lëkurën dhe e bën atë të pajetë dhe të thatë.

Nëse doni të zgjidhni këto efekte anësore të shëmtuara të duhanit, hani sa më shumë karota të jetë e mundur.

Ajo përmban sasi të mëdha të vitaminave A, K, C dhe B, të cilat janë pastruesit kryesorë të trupit.

Shperndaje në: