Pregadituni për ditët e ardhshme (foto)

Me kalimin e frontit të ftoftë, gjatë natës së shkueme sërish mbi rajon do të shtrihen fusha anticiklonike, që do të sjellin mot të qëndrueshëm, por ma të ftohtë, sepse masa të ftofta ajrore kanë depërtue nga veriu.

Nga fundjava, simbas parashikimeve të fundit, priten me depërtue vorbulla ciklonike mbi Europë dhe rajon, që kanë me sjell mot ma dinamik dhe me kushte për reshje shiu dhe bore.

6.12 – Mot më i ftohtë, në mëngjes me ngrica dhe vranësira, e gjatë ditës priten kthjellime.

7.12 – Mot kryesisht me diell dhe vranësira të larta. Në mëngjes ngricë, e në vise të ulëta mundësi për mjegull.

8.12-9.12 – Ditën e shtunë, mot kryesisht me vranësira, e pasdite dhe në mbrëmje priten reshje shiu, të cilat më vonë mund të përzien edhe me reshje bore, e në vise më të larta të shndërrohen në reshje bore. Reshjet do të vazhdojnë deri të dielën në mëngjes, e më pas, gjatë ditës së diele, priten kthjellime dhe intervale më të gjata me diell.

10.12 – Mot më i ftohtë, kryesisht i vranët. Herët në mëngjes priten reshje bore, e gjatë ditës kohë pas kohe me shi të dobët, ndërsa në vise malore do të vazhdon të bie borë.

Shperndaje në: