Thaçi nderohet edhe në SHBA – Kjo e ka ba xheloz Vucic’in, lexoni reagimin qesharak të tij!

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, del se ja ka zili homologut të tij kosovar, Hashim Thaçit, për vendin që i asht nda gjatë ceremonisë mortore për ish presidentin e ndjerë amerikan, George H. W. Bush.

Vucic ka thanë për televizionin “Pink” se asht e qartë për të gjithë se si ka ngja që Thaçi në atë ceremoni të jetë ulë në mes të kancelares gjermane dhe presidentin polak.

Kryetari i shtet serb deklaroi se Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, me pare të diasporës ka ble ulësen e tij në ceremoninë me rastin e shejimit të njiqindvjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botnore dhe në varrimin e ish presidentit të SHBA’ve, George H. W. Bush.

“Në pyetje janë shuma enorme të pareve që i paguen mërgata e tyne, e jo “kuazi” shteti i tyne. Para se gjithash, bahet fjalë për diasporën e tyne në New York, por edhe në Zvicër, Gjermani, Itali… Të mos keni asnji iluzion se bahet fjalë për naj gja tjetër. Përfytyrojeni Thaçin – luftarin e njftun për të drejtat e njeriut të ketë meritue me diçka që të ulet pranë kancelares Merkel”, ka thanë Vucic.

Shperndaje në: