Veseli në kampin ushtarak të Iowa’s – a po kërkohen armë për Ushtrinë e Kosovës?

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka nisë vizitën e tij në Shtetet e Bashkueme të Amerikës.

Ai mbramë ka takue përfaqësues të institucioneve të ndryshme, në nji pritje organizueme nga Konsullata e Kosovës në Des Moines.

Por, nji nga takimet ma të randësishme të tij në Iowa asht vizita në kampin ushtarak “Camp Dodge”, kampi kryesor ushtarak që ka bashkëpunim me FSK’n.

Vizita e tij në këtë kamp lidhet edhe me formimin e Ushtrisë së Kosovës, që tashma asht caktue me ndodh me datën 14 Dhetor.

Raportohet se vizita e kryetarit Veseli në këtë kamp ndërlidhet me mbështetjen që Garda Kombëtare e Iowas mundet me dhanë për Ushtrinë e Kosovës, në çdo drejtim, qoftë trajnime apo edhe pajisje ushtarake.

Lajmi.net mëson se nji prej arsyeve kryesore të vizitës së tij në ketë kamp asht diskutimi rreth mbështetjes me pajisje ushtarake për Ushtrinë e Kosovës.

Shperndaje në: