Vjen edhe paralajmërimi nga BE lidhun me Ushtrinë e Kosovës

Para do dite, Kryesia e Kuvendit të Kosovës mori vendim që në seancën e 14 Dhetorit me u votue projektligjet për FSK’n.

Mirëpo, transformimin e FSK në Ushtri e ka cilësue proces të rrezikshëm sekretari i Përgjithshëm i NATO’s, Jens Stoltenberg. Ai ka thanë se Prishtina do të përballet me pasoja serioze nëse vazhdon me transformimin e FSK’s në Ushtri.

Simbas tij, ky proces po udhëhiqet në nji moment të papërshtatshëm dhe nuk po respektohen procedurat.

Njajtë si Stoltenberg po mendon edhe Bashkimi Europian.

Zadhëaësja e BE, Maja Kocijancic, në nji përgjigje për lajmi.net, ka thanë se mandati i FSK duhet me u ndryshue vetëm në përputhje me Kushtetutën e vendit.

“BE vazhdon me i nda pikëpamjet e qarta të NATO’s se mandati i FSK duhet me u ndryshue vetëm përmes nji procesi gjithëpërfshimës në përputhje me Kushtetutën”, ka deklarue Kocijancic.

Shperndaje në: