Marrëveshja finale Kosovë – Serbi, nesër takohen QUINT’i dhe SHBA!

Përfaqësues të vendeve të QUINT’it dhe SHBA priten me u takue nesër në nivel të drejtorëve politikë me u konsulltue për nji marrëveshje politike ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në këtë takim, i cili siç merr vesh “Gazeta Blic” nga burime mbrenda diplomacisë asht planifikue me ndodh në nji vend në Europë, ka me u ba unfikikimi i qëndrimit të ndërkombëtarëve karshi dialogut Kosovë – Serbi, dhe ka me u ba pregaditja për konferencën finale, që i jep fund konfliktit shumëvjeçar mes dy vendeve.

SHBA në këtë takim, ka me u përfaqësue nga Matthew Palmer dhe Fiona Hill.

Ndryshe, Në Prishtinë, por edhe në Beograd, janë zhvillue konsulltime të mbrendshme për qëndrimet dhe pozicionet që do të mbajnë palët në raport me marrëveshjen që po paralajmërohet.

Shperndaje në: