Kosova nuk tërhiqet nga taksa. Serbët tregojnë efektet e para: S’kemi bukë!

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë i Kosovës, Endrit Shala, ka thanë se vendimi i qeverisë së Kosovës për vendosjen e taksës për produktet nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina asht marrë mbas sjelljes së këtyne dy vendeve në raport me Kosovën.

Shala shprehet i vendosun se taksa ka me ndejt 100%, derisa Serbia dhe Bosnje-Hercegovina ta trajtojnë Kosovën si shtet të pamvarun.

Vendosja e kësaj mase ka qenë akti ynë i fundit që Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina ta trajtojnë Kosovën, ashtu siç duhet”, u shpreh Shala.

Vendimi për taksen 100 % nuk e ka ndryshue gjendjen në terren.

Serbet e Kosovës janë shprehë të shqetësuem dhe ankohen për mungesa.

“Nuk kemi as bukë, as tambël, as asgja. Ky asht problem për serbët e Kosovës dhe na nuk e kemi meritue këtë. Asht e vështirë edhe për shqiptarët, edhe për serbët”, shprehen disa prej tyne, për top channel.

“Kjo ndikon pozitivisht në rritjen e produkteve të vendit, si edhe rritjen e produkteve nga Shqipëria”, u shpreh Endrit Shala, Ministër i Tregtisë dhe Industrisë.

Shperndaje në: