Vucic tha se Kaçaniku asht i mbushun me ISIS, Haradinaj ia kthen randë

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vucic, në TV Pink tha se Kaçaniku asht i mbushun me luftarë të ISIS.

Ndaj kësaj deklarate të presidentit serb ka reague kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Haradinaj ka thanë se Kosova asht prej vendeve të rralla në botë që ka ligj dedikue eksplicit kundër pjesëmarrjes në lufa të hueja.

Ai shtoi se dallimi te Serbia asht se i ka të futë në lista të pagesave dhe janë tue luftue krah për krah me rusët në Ukrainë, si mercenarë.

“Po i dëgjoj deklarimet e zyrtarëve serb,qe po thobe se Kosova veç është në disa vende ku ka konflikte duke aluduar në luftëtarë që kanë shkuar në luftëra të huaja, pra xhihadist. E vërteta është që Kosova është prej vendeve të rralla në botë që ka një Ligj dedikuar eksplicit kundër pjesëmarrjes së shtetasve të vet në luftëra të huaja dhe i ndjek penalisht dhe ata që kthehen janë objekt të ligjit.

Ndërsa dallimi i Serbisë me ne është kështu: ata i kanë në lista të pagesave sot e kësaj dite, qoftë si të pensionuar para kohe, ose të pensionuar, qoftë si veteranë ose të tjerë, ata janë mercenarë sot krahë për krahë më rusët në Ukrainë dhe në Siri kundër krejt perëndimit dhe paqes”, ka shkrue në Facebook kryeministri Haradinaj.

Shperndaje në: