Prokuroria: Aktakuzën për ‘Veteranët’ e kemi gati

Afati i parapamë ligjor për dorëzimin e aktakuzës së përmirësueme në rastin e “Veteranëve” skadon nesër.

Tue e pa mundësinë që rasti në fjalë me dështue, kallxo.com kontaktoi me prokurorin e Prokurorisë Speciale, Sylë Hoxha, për ta pyetë nëse do ta dorëzojnë aktakuzën mbrenda afatit të përcaktuem në aktvendim.

Hoxha tha se aktakuza asht në përfundim dhe se do të dorëzohet në kohë.

Ne jemi të obliguar ta përfillim afatin ligjor. Nuk kemi kërkuar afat shtesë. Aktakuza është në përfundim dhe do ta respektojmë afatin e caktuar”, tha Hoxha.

Gjykata e kishte kthye aktakuzën mbrapa me 9 Tetor 2018, tue kërkue nga Prokuroria Speciale e Kosovës përmirësimin e saj mbrenda 30 ditëve.

Prokuroria Speciale mbasi nuk kishte arritë me dorëzue mbrenda afatit kohor të përcaktue në aktvendim, kishte kërkue nga gjykatësja Nushe Kuka- Mekaj edhe 30 ditë kohë shtesë.

Aktakuza ishte kthye me qëllim që të qartësohet se si e kanë krye veprën penale të akuzuemit: Agim Çeku, Nuredin Lushtaku, Sadik Halitjaga, Shkumbin Demaliaj, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Rrustem Berisha, Faik Fazliu, Smajl Elezaj, Fadil Shurdhaj dhe Xhavit Jashari.

Shperndaje në: