Dy helikopterët ma të tutshëm luftarakë të botës, njani amerikan, tjetri…(foto)

Ushtritë kanë dy lloje ma të zakonshëm helikopterësh: helikopterë sulmi dhe helikopterë transporti. Të parët mbajnë shumë armë, të dytët mbajnë shumë peshë.

Helikopterët e sulmit ma të tutshëm në botë mendohet se janë “AH-64 Apache”, prodhim i SHBA’ve dhe “KA-52 Alligator”, prodhim i ushtrisë ruse.

“Apache” ka fluturue për herë të parë në vitin 1975 dhe që atëherë ka marrë përditësime të shumta. Varianti ma i fundit asht “AH-64E”.

“Alligator” ka fluturue për herë të parë në vitin 1997 dhe si paraardhës ka pasë “KA-50 Black Shark”.

Po si janë kundër njani-tjetrit këta dy përbindësha?

“KA-52” ka nji shpejtësi maksimale prej 315 km/orë. Mund të ngrihet deri në 5499 metra naltësi, mundet me i ba 1100 kilometra me nji furnizim karburanti. “K52” ka tre helika, gja që e ban shumë të manovrueshëm.

“Apache” arrin 302.5 km/orë. Ngrihet deri në 6248 metra naltësi dhe me nji furnizim karburanti ban 481 kilometra. “Apache” ka motorin ma tradicional me 4 helika.

 

Shperndaje në: