Studimi: Kush martohet herët, rrezikon divorcin!

Femnat që presin deri në moshën 26-vjeçare për m’u martue kanë mundësi ma të madhe për nji martesë jetëgjatë. Ato të cilat për herë të parë janë martue shumë ma të reja, rreth moshës 45 vjeç kanë gjasa me u divorcue. Të paktën kështu thojnë statistikat e prestigjiozes “Time”.

Simbas të dhanave të Regjistrit të Punës, numri ma i madh i divorceve asht mes femnave që janë martue rreth moshës 15-20 vjeç. Të dhanat janë analizue nga sociologu i Universitetit të Maryland, Philip Cohen. Mesatarisht këto martesa që quhen edhe si “martesat e fillimit” zgjasin nga nji deri në 10 vjet.

Nji tjetër studim i 2015 thoshte se mosha ideale për njerëzit që të kenë nji martesë të gjatë dhe të suksesshme asht mes 28-32 vjeç. Revista “Time” ka hulumtue për martesat në nji histori të botueme se si ka ndryshue martesa si institucion, përfshi edhe studimet e fundit se si me i rritë shanset për nji martesë të qëndrueshme dhe pse.

Shperndaje në: