Transformimi i FSK’s në Ushtri – Vjen deklarata e madhe prej ambasadorit të ri amerikan në Kosovë

Ambasadori i ri amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ka thanë sot se evoluimi i FSK’s në Forca të Armatosuna asht hap pozitiv dhe asht mase e natyrshme për Kosovën si vend sovran dhe i pamvarun, që të ketë aftësi vetmbrojtëse.

Ambasadori i ri amerikan thotë se ‘liderët kosovarë kanë folë se si Forcat e Armatosuna kanë me mujt me marrë pjesë në operacione paqeruejtëse jashtë shtetit, që Kosova e ka arritë pikën që në vend se të jetë vetëm konsumuese e sigurisë ndërkombëtare, mundet edhe m’i kontribue asaj dhe se krejt kjo asht e mirëseardhun.

Kështu ka deklarue ambasadori Kosnett, në nji intervistë për RTK.

Shperndaje në: