Presidenti në Londër flet për dialogun dhe për transformimin e FSK’s në ushtri

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, mbas Shteteve të Bashkueme të Amerikës, ka udhëtue për nji vizitë njiditore në Britaninë e Madhe.

Presidenti Thaçi sot në Londër ka takue Sir Alan Duncan, Ministër për Europë dhe Amerikë në qeverinë britanike.

Kreu i shtetit e ka njoftuar ministrin britanik për përpjekjet për ndërtimin e paqes së qëndrueshme në Kosovë dhe rajon.” thuhet në njoftimin për media të Zyrës së Presidentit të Kosovës.

Kosova ka bërë hapa të mëdhenj në reforma dhe është e interesuar që të vazhdojë me këta hapa edhe në të ardhmen”, ka thanë presidenti Thaçi.

Po punojmë edhe për një marrëveshje paqësore, gjithëpërfshirëse dhe përfundimtare me Serbinë”, ka shtue ai.

Shperndaje në: