Ikja e e Gruevskit, Zaev: Nuk flas qysh hyni n’Shqipni, por qysh dul prej Serbie?

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zae, ka folë për arratisjen e ish-paraardhësit të tij, Nikolla Gruevski. Ai thotë se nëse ka pasë shkelje dhe najkush duhet me mbajtë përgjegjësi edhe në nivelet e nalta për këtë, ky hap do të ndërmerret.

Në nji intervistë për DW, Zaev ka thanë se pamvarësisht se ka kërkue sqarime nga vendet e tjera, nëpërmjet të cilave kaloi Zaev, përgjegjësia kryesore asht e Maqedonisë.

“Unë kërkova sqarim. E di se përgjegjësia para së gjithash asht e jona. Unë nuk flas për kufijt, që ka mujt m’i kalue me letërnjoftim, unë nuk flas se si ka hy nga Shqipnia në Mal të Zi dhe Serbi. Unë pyes se si ka dalë nga Serbia. Unë due me dijtë se si qytetari ynë e ka kalue kufinin midis Serbisë dhe Hungarisë pa pashaportë. Unë due me dijtë, a ka gjasa që secili prej neve pa pashaportë dhe vetëm me letërnjoftim me hy në Hungari, vend anëtar i BE”, tha Zaev.

Shperndaje në: