Alarm për bombë, evakuohen zyrat e CNN

Policia evakuoi zyrat e CNN në New York, për shkak të nji kërcënimi me bombë.

Të Ejten nji telefonues kërcënoi CNN tue thanë se 5 bomba ishin vendosë në godinë.

Policia mbylli rrugën 58, ku ndodhet godina Time Warner që ‘strehon’ selinë e CNN.

Alarmi erdhi në redaksi rreth orës 22:00 dhe punëtorët u evakuuen.

Nji skuadër bombe, policia dhe ambulanca nxituen në vendin e ngjarjes.

Por, dy orë mbas alarmit policia nuk arriti me zbulue asnji eksploziv në ndërtesë.

Shperndaje në: