The Sun zbulon skandalin e madh të lojtarëve të Arsenal’it (foto)

“The Sun” ka zbulue nji video, në të cilën disa lojtarë të Arsenalit shfaqen tue u kënaqë në nji klub nate të quejtun “Tape Club”.

Ata pinin vodka dhe shampanjë me vlerë ma shumë se 2,000 euro secila shishe, tue arritë nji llogari afër 30,000 eurove.

Megjithatë, imazhet tregojnë qartë se disa prej tyne duket se thithnin ‘hippy crack’, ‘helium’, që asht e ndalueme rreptësisht në Angli për ata nën moshën 18-vjeçare, por jo edhe për të rritun.

Në videon e publikueme nga The Sun, që daton në Gusht, nji ditë para startit të sezonit, shihen Pierre-Emerick Aubameyang, Alexandre Lacazette, Mattéo Guendouzi, Sead Kolasinac dhe Mesut Özil.

Në xhirimet nga kamerat e klubit të natës mundeni me pa se si Aubameyang, Lacazette, Guendouzi, Kolasinac dhe Özil konsumojnë substancën me pëlqimin e punëtorëve aty.

Shperndaje në: