Për me t’ardhë keq: Nga 120 deputetë, veç 14 në sallë!

Seanca për buxhetin e vitit 2019 asht tue u neglizhue në masë të madhe nga numër i madh i deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Shumica e përfaqësuesve të popullit, që marrin afër 3000 euro në muaj, s’po e shohin të arsyeshme me ndejt në Parlament për të shqyrtue ma në detaje këtë çashtje.

Nga gjithsej 120 deputetë sa i ka Kuvendi, në sallë (ora 19:00) të pranishëm ishin veç 14 deputetë nga pozita dhe opozita.

Kjo, pa dyshim se asht mosrespekt që vazhdimisht po e përsërisin deputetë të ndryshëm.

Shperndaje në: