S’ka liberalizm, kush duhet me marrë përgjegjësinë?

S’ka liberalizim të vizave as këtë vit për kosovarët.

Komisioneri i Bashkimit Europian, Johannes Hahn tha se koha e mundshme që kjo me ndodh asht viti 2020.

Liderët e institucioneve në Kosovë asnjiherë nuk i ndalen premtimet tue dhanë data nga ma të ndryshmet.

Shoqnia civile dhe opozita kërkojnë përgjegjësi, ndërkohë ka që mendojnë se Bashkimi Europian po tregohet i padrejtë në raport me Kosovën.

Zgjodhi Prishtinën për me dhanë lajmin e hidhun për gjithë kosovarët.

Johhanes Hahn e tha pa asnji dyshim, se liberalizimi ka mundësi me ndodhë në vitin 2020.

Asnji përgjegjësi ende askush nuk ka dhanë nga udhëheqësit e Kosovës, për mosrealizimin e këtyne premtimeve.

E ky dështim duhet me pasë përgjegjësi, që simbas Demush Shashës, nga Instituti i Kosovës për Politikat Europiane EPIK, ajo asht te politikanët.

Ai konsideron se llogaridhania duhet me qenë si vlerë dhe parim.

Shasha thotë se dikush nga pushtetarët, e veçmas, Ministrja e Integrimeve, Dhurata Hoxha, duhet me u dorëhiqë.

Njohësi i integrimeve europiane, ndër të tjera, thekson se deklaratat si akuza ndaj BE’s, janë të pamatuna dhe të gabueshme.

“Përgjegjësia duhet të adresohet aty ku i takon, ata që kanë premtuar gjatë tërë vitit 2018 janë politikanët tanë, prej Presidentit të vendit, te kryetari i Kuvendit, Kryeministri dhe Ministrja për Integrime Evropiane. Këta janë persona që kanë dhanë premtime, kanë ngritur shpresa në mënyrë të paqëndrueshme që lëvizja e lirë të qytetarëve do të ndodhë deri në fund të vitit… Është dashur, thjeshtë si parim dhe vlerë e mirë që të ketë llogaridhënie… Dikush nga ta duhet të thotë kemi premtu gjatë tërë këtij viti diçka para qytetarëve, nuk po ndodhë, unë nuk mund të vazhdoj më tutje…këto deklarata kanë qenë jashtëzakonisht tendencioze të pamatura dhe faktikisht të gabueshme, thjeshtë një alternativë dëshpëruese e arsyetimit para qytetarëve për dështimet”, thotë Shasha.

Qytetarëve të Kosovës u aasht premtue lëvizja e lirë që shumë vite.

Në vitin 2011 Kryeministri i atëhershëm, Hashim Thaçi kishte thanë se mbrenda pesëmbëdhjetë muejve kjo çashtje ka me përfundue. /kp

Shperndaje në: