NASA regjistron tingujt e parë te erës në Mars (video)

Sonda InSight e NASA’s ka regjistrue tingujt e parë të ernave në Mars, gjatë javës së parë të operacioneve në këtë planet.

Laboratori Jet Propulsion ka publikue audio-incizimin e erës, që vlerësohet se frynë në shpejtësi prej 16-24 kilometrash në orë.

Hulumtuesit thonë se tingujt e parë të Marsit munden me u ndigjue edhe nga veshët e njeriut.

Më kujton kohën kur ulem jashtë gjatë verës dhe ka erë. Në nji kuptim, kështu do të ndjeheshit nëse kishit me u ulë në sondën InSight në Mars”, u tha gazetarëve Don Banfield nga Universiteti Cornell.

Sonda InSight arriti në planetin Mars më 26 Nandor.

Shperndaje në: