Skandaloze: Veç Shqipnia ban kesi budallakia!

“Shqipnia, vend anëtar i NATO’s, po publikon informacione të ndjeshme lidhun me operatorët e vet të nalte të inteligjencës, n’Internet, tue dhanë detaje mbi identitetin e tyne, automjeteve, roleve operacionale, lëvizjeve të udhëtimit dhe zakoneve të përditshme në dispozicion të publikut, dhe ka krijue çamje potencialisht të rrezikshme, që mundet me pase pasoja ndërkombëtare”. Kështu shkruhet në artikullin e gazetes britanike “Independent”.

Në artikull thuhet se të dhanat e pagave dhe të shpenzimeve të publikueme në tabelat në faqen e internetit të Ministrisë së Financave të Shqipnisë, zbulojne thesar të hollësishëm detajesh mbi Shërbimin Informativ Shtetnor, tue përfshi vendndodhjet e zyreve në teren si edhe teknikët dhe mekanikët që përdorin.

Të dhanat tregojnë emnat dhe numrat e kartave kombëtare të identifikimit të agjentëve në shërbim, të njoftun në nivel lokal dhe në komunitetin e inteligjencës si SHISH, që veprojnë mbrenda dhe jashtë vendit, tue përfshi dy poste të ndjeshme në selinë e NATO’s në Bruksel. Fletët e tabelave tregojnë emnat, pozicionet, pagat dhe shpenzimet e së paku tetë agjentave kryesor shqiptarë – disa që punojnë nën shërbimin diplomatik – në Belgjikë, Greqi, Kosovë, Itali, Maqedoni dhe Serbi.

Nji ish-operativ tereni i CIA’s, i afert me SHISH, e përshkruen kete amatorizem si ‘katastrofë burokratike që ta rrezikon jetën’.

“Buxhetin mundesh me publikue online. Por me i qit emnat dhe detajet e tjera të agjentave, kjo asht budallaki”.

“Independent” shkruen se SHISH asht organizata pasuese e Sigurimit, shërbimi famëkeq i spiunazhit të kohës komuniste, i cili infiltroi çdo aspekt të jetës personale të shqiptarëve gjatë diktaturës për katër dekada e gjysë.

Shperndaje në: