Bajnë seks në banjo, në parlamentin italian filmohen dy deputet!

Dy deputetë italianë duket se kanë përzie pasionin me politikën, mbasi u regjistruen msheftazi tue ba seks në nji banjo në Dhomën e Ulët të Deputetëve në Romë, simbas mediave italiane.

Rasti, u cili u kap me nji smartphone, përfshinë deputetë nga Lëvizja Pesë Yje (M5S) dhe Lega Nord, tue sugjerue që partnerët e koalicionit nuk janë të “bashkuem” vetëm në kuptimin politik.

Gazeta italiane “Il Giornale” rrëfeu historinë, por njoftoi se nuk ka me publikue emnat e fajtorëve që kanë abuzue seksualisht.

“Natyrisht na i njohim emnat e tyne. Na nuk po i japim, sepse privatësia asht e drejtë”, shkroi gazeta.

Ajo nuk dha detaje se kush ishte përgjegjës për xhirimin e filmit.

Drejtori i gazetës Il Tempo, Franco Bechis, gjithashtu tha se deputetët janë “të gjatë dhe të bukur” dhe se të gjithë i njohin emnat e tyne.

Shperndaje në: