Me ndejt femite 2 ore para ekraneve…qe çka ndodh me trunin e tyne (studimi)

Telefonat smart, tabletat dhe video-lojnat po e ndryshojne fizikisht trunin e adoleshenteve, thuhet ne rezultatet e para te studimit qe kushtoi 300 million dollare, finansue nga National Institute of Health te Amerikes, raporton  “60 Minutes.”

Shkencetaret kane me vazhdue me ndjek situaten ne 11,000 adoleshente te moshes 10-11 vjeçare, per me pa si po ndikojne ekranet ne zhvillimin emocional te tyne dhe a kane ndikim direkt ne trunin e tyne ekranat.

Ne trunin e 4,500 femive, qe kane qendrue 7 ore para ekraneve, konstatohet nji tehollim i korteksit, edhe pse nuk ka ende mundesi me thane se ky tehollim a asht pasoje e kohes para ekraneve.

Keto rezultate te para te studimit qe u quejt Adolescent Brain Cognitive Development (ABCD), kane determinue se femite qe i kalojne ma shume se 2 ore ne dite ne ekran, kane rezultate ma te dobeta ne te menduem dhe ne testet e gjuhes.

Rezultatet e plota te ketij studimi pritet me u publikue ne fillim te vitit 2019.

Shperndaje në: