Protesta vazhdon, studentët me libra në dorë, kjo pritet me ndodhë sot (foto)

Studentëtë nuk ndalen. Edhe pse e Hana asht ditë pushimi për administratën, kjo nuk ka me ndodhë për studentët.

Para tubimit masiv të Martën, ata kanë paralajmërue protestë edhe sot.

Tubimi i studentëve të Tiranës nis si gjithmonë nga sheshi “Nanë Tereza” nga ora 08:30 deri në 09:30.

Më pas kanë me vazhdue marshimi drejt Ministrisë së Arsimit tue ndjek rrugën e zonës së Bllokut.

Studentët e Universiteteve në rrethe ftohen me ju bashkue në orën 10:00 para MAS, ku nis dhe zyrtarisht protesta.

“Jo negociata, vetëm plotësim të kushteve! Dhjetori i dytë vazhdon” thuhet në njoftimin e Bashkimit Kombëtar Studentor të shpërndamë të Diellën.

Ndryshe nga ditët e tjera, veç pankartave studentët janë ftue me marrë dhe nga nji libër me vete.

Shperndaje në: