Flet avokati kosovar: Mbas Remit, i ftuemi nga Specialja ka me qenë nga Llapi

Ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa, para do dite u ftue në Hagë, me u intervistue nga Zyra e Prokurorit të Specializuem te Kosovës.

I njoftun në luftën e fundit në Kosovë si “Komandant Remi”, ka me u paraqitë pranë zyrës së Prokurorit të Specializuem në Hagë, saktësisht me datën 14 Kallnor 2019, njofton Klan Kosova.

Avokati Tahir Rrecaj, në nji prononcim për klankosova.tv, tha se thirrja që ju ka ba Rrustem Mustafës me u intervistue, tregon qartë se Gjykata Speciale ka fillue funkcionimin e saj.

Ai ma tej ka dhanë edhe qëndrimin e tij se kush munden me qenë njerëzit e radhës për me u intervistue nga Zyra e Prokurorit të Specializuem për Kosovë në Hagë.

Nuk mund te spekuloj se kush do të jetë personi i radhës që do të intervistohet, por sigurisht se do të jetë dikush nga “Grupi i Llapit”, gjithmonë duke pasur parasysh thirrjen e z. Mustafa”, shprehet ai.

Rrecaj tutje ka thanë se mbas intervistimit, nëse ka përfundue procedura e grumbullimit të provave, pritet me u ngritë ose jo aktakuza dhe fillimi i procesit gjyqësor para kësaj Gjykate.

Tue qenë se tashma janë ba thirrjet e para për intervistim sa i përket Gjykatës Speciale, avokati Tahir Rrecaj thotë se viti 2019 ka me qentë vit i zhvillimit te proceseve gjyqësore në Gjykatën e Hagës.

 

Shperndaje në: