Deputetët frik kanë me i reague UNESCO’s për ‘Lahutën’

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi ka vendos që mbas datës 13 me i dërgue UNESCO’s nji letër.

Simbas deputetëve ka me qenë nji reagim, për regjistrimin e instrumentit të Lahutës si instrument i shtetit të Serbisë.

Kryetari i komisionit, Ismajl Kurteshi tha se ky veprim asht i padrejtë, simbas tij, lahuta mbetet instrument i trashëgimisë kulturore dhe shqiptare.

“Serbia ka arrit që një instrument tonë tradicional që i përket trashëgimisë Lahutën ta regjistroj në UNESCO si instrument të vetin që është padrejtësi e madhe dhe ne si komision ta marrim përsipër në emër të komision mu dërguar një letër në UNESCO të ua bëjmë me dije se ky veprim është i padrejtë dhe ka argumente që lahuta të mbetet ashtu siç është në të vërtetë instrument i trashëgimisë kulturore të shqiptarëve”, pohoi Kurteshi.

 

Shperndaje në: