Mogherini: Qyshdo qe merren vesh – Kosova e Serbia s’kane me qene shtete etnike!

mogherini
Perfaqesuesja e Nalte e BE per Politike te Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, deklaroi mbas konferences se ministrave te jashtem te Unionit Europian ne Bruksel, se dialogu mes Kosoves dhe Serbise duhet me vazhdue dhe marreveshja mes tyne asht e mundun.
Mogherini ftoi Prishtinen me terheq taksen prej 100 perqind ndaj produkteve prej Serbie, sepse nuk i ndihmon frymes miqesore te dialogut.

Ajo vuni theksin sidomos te idete per shkembime territoresh dhe korigjim kufini mes Kosoves dhe Serbise, tue thane se Bashkimi Europian asht kunder çfaredo vijash etnike dhe, qyshdo qe ne fund Kosova dhe Serbia merren vesh, as njana e as tjetra s’kane me qene shtete etnike, ose te pastrueme etnikisht.

Shperndaje në: