‘Stratfor’ e konsideron Kosovën top-temë botnore (video)

Drejtori editorial dhe analisti i institutit Stratfor (think-tank i njoftun i inteligjencës gjeopolitike), Benjamin Sheen, ka spjegue shkurtimisht katër ngjarjet ma te randësishme gjeopolitike që kanë me ndodhë javën e ardhshme, njofton Klan Kosova.

Simbas tij, ngjarja e tretë për nga rqndësia ka me qenë votimi që pritet me u mbajt më 14 Dhetor në Kuvendin e Kosovës për transformimin e FSK’s në Ushtri.

Lexoni lajmin e plotë:

BREXIT

Më 11 dhjetor, Parlamenti i Britanisë do të votojë nëse do të pranojë ose jo marrëveshjen e BREXIT të arritur me BE-në më 13 nëntor.

Kryeministrja britanike Theresa May është nën presion nga kabineti i saj që të shtyejë këtë votim, që potencialisht të arrijnë një marrëveshje më të mirë me Europën – por kjo ka pak gjasa që të ndodhë.

Këshilli Evropian

Më 12-13 dhjetor, Këshilli Evropian do të ketë një takim në Bruksel.

Çështja e BREXIT-it do të jetë padyshim pjesë e agjendës por do të diskutohet edhe për reformat në eurozonë – kjo mund të jetë një mundësi që presidenti i Francës, Emmanuel Macron, të shtyjë përpara disa ligje që ai i ka mbështetur gjatë vitit.

Po ashtu mund të presim që të votohet për sanksionet ndaj Rusisë dhe po ashtu ata duhet të konfirmojnë buxhetin për vitin 2021.

Kosova

Më 14 dhjetor, deputetët e Kuvendit të Kosovës do të votojnë për transformimin ose jo të Forcave të Sigurisë së Kosovës në Ushtri.

Ky është një vendim që ka shkaktuar shqetësim tek shteti fqinj, Serbia, dhe po ashtu edhe në Bashkimin Evropian.

Nuk pritet që të ketë shpërthim të dhunës por pritet që të ketë zhvillime në rrugët diplomatike dhe politike. Ekziston gjithmonë kjo mundësi sepse marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë shpesh janë të tensionuara.

Është po ashtu e rëndësishme që të theksohet se mbështetja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Kosovën mund të inkurajojë deputetët kur të vijë koha për të votuar.

Kina

Gjatë javës, pritet të ketë ndonjë reagim nga Kina për arrestimin e drejtoreshës ekzekutive të Huawei Technologies, Meng Wanzhou.

Shperndaje në: