Moti ndryshon, priten edhe reshjet e borës

Sot në vend ka me mbajtë mot i ftoftë dhe me vranësina, ndërsa kohë mbas kohe priten reshje lokale bore.

Megjithëse pritet nji mot më dinamik këto ditë, nuk ka me pasë edhe qarkullim të mjaftueshëm ajror, mirëpo vlerat e indeksit të kualitetit të ajrit kanë m’u luhatë ndërmjet atyne normale, e mbramjeve edhe në të pashendetshme.

Temperaturat e ajrit kanë me pësue ranie mbrenda vlerave mesatare për këtë periudhë kohore.

Minimalet kanë me u luhatë nga -5 deri në 0 gradë Celsius, e ato maksimale kanë me zbritë nga 6 deri në 2 gradë Celsius.

Ka me frye erë e lehtë dhe mesatare nga veriu-veriperëndimi 2-8m/s.

Shtypja atmosferike, ka me qenë jostabile, me luhatje të vlerave nën dhe mbi normale.

Shperndaje në: