‘Befason’ favori i Greqisë për vizat në raport me Gjermaninë dhe Francën

Dy shtetet ma të fuqishme të Bashkimit Europian, Gjermania dhe Franca nuk janë angazhue me folë për Ballkanin Perëndimor e Kosovën, në debatin e së Hanës të Këshillit të Ministrave të BE’s.

Ata që kanë fol, kanë shpreh shqetësimin e tyne për planet e Prishtinës për me votue të Premten, shndrrimin e FSK’s në Ushtri, tue përmend mundësinë për tensione të reja.

Kur asht fol për Kosovën, pashmangshëm asht përmend liberalizimi i vizave.

Burimet nga kryeqyteti europian i kanë thanë mediave se shtete si Kroacia, Lituania e madje edhe shteti mosnjohës, Greqia, kanë fol në favor të vendimit pozitiv për vizat.

Spanja, në diskutim, ka kërkue zgjidhje për faktin që ajo nuk i njeh pasaportat e Kosovës, edhe kur ka me ndodhë liberalizimi.

Por, kundërshtari kryesor dhe ma i fuqishëm për liberalizimin, ka dalë Holanda, tue kërkue ma shumë kohë e punë deri në marrjen e vendimit.

Shefat e diplomacisë europiane janë pajtue që taksa 100 % e Kosovës ndaj Serbisë duhet me u heqë, sepse nuk i kontribuon dialogut ndërmjet palëve.

Por, ka pas shtete që e kanë pranue se Kosova ballafaqohet me vështirësi nga Serbia sa i përket aspektit të tregtisë.

Nga deklaratat zyrtare, Ministri i Jashtëm i Sllovakisë, Miroslav Lajcak, tha se formimi i Ushtrisë së Kosovës asht ma shumë kompetencë e NATO’s, por theksoi se edhe BE kërkon që kjo çashtje duhet me qenë vetëm në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi.

Shperndaje në: