‘Votimi në Parlament për Brex’it përpara 21 Kallnorit’

Marrëveshja e Brexit midis Londrës dhe Bashkimit Europian ka me kalue në votimin e deputetëve britanikë përpara 21 Kallnorit, njoftoi sot nji zadhanës i Downing Street, nji ditë mbas shtymjes së votimit të tekstit.

Të Hanën, thuejse e sigurtë se ka me pësue nji humbje të turpshme para Dhomës së Komunave për marrëveshjen, shefja e Qeverisë, Theresa May njoftoi shtymjen e votimit të parashikueme këtë të Martë dhe po kryen nji tur bisedimesh me liderët europianë për me sigurue l’shime për tekstin.

 

Shperndaje në: