MTI: Kosova s’rrezikon me u suspendue nga CEFTA

Ministri i Tregtisë së Jashtme të Bosnës, Mirko Sharovic ka thanë sot se mundet me kërkue përjashtimin e Kosovës nga CEFTA.

Por, nga MTI insistojnë se Kosova nuk asht në rrezik.

Ministri i Tregtisë së Jashtme të Bosnës, Mirko Sharovic kishte thanë sot se mundet me kërkue mbas vendimit të Kosovës për taksë prej 100 për qind ndaj mallnave që importohen nga Bosna.

Sharovic ka theksue se nuk kanë nevojë me ju kundërvie Kosovës me masa të njajta por mundet me kërkue ndëshkimin nga marrëveshja që parasheh tregti të lirë.

Mirëpo, në Ministrinë e Tregtisë thonë se Kosova nuk rrezikohet nga suspendimi i CEFTA’s.

“Republika e Kosovës de jure nuk rrezikohet nga suspendimi pasi që palë juridike e CEFTA-së është UNMIK-u”, thuhet në përgjigjen e MTI’s për lajmi.net.

Muajin që shkoi Qeveria e Kosovës mori vendim që taksa ndaj mallnave që importohen nga Serbia dhe Bosna të rritet në 100 për qind.

Pala serbe ka thanë se nuk ka me ju kundërvie Kosovës në këtë drejtim mirëpo nëse merren masa shtesa atëherë ka me vendos çka me ba.

Ndaj këtij vendimi të Qeverisë së Kosovës, ka reague Bashkimi Europian tue kërkue tërheqjen e menjihershme.

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka thanë se nuk kanë me u tërheqë derisa Serbia ka me njoftë Kosovën si shtet.

Ndërkohë ai ka paralajmërue edhe masa shtesë.

Shperndaje në: