Zbulohet, kjo asht kanga ma e ngueme në shekullin XX (video)

Edhe pse në fillet e publikimit të saj konsiderohej se nuk kishte me pasë sukses për shkak të kohëzgjatjes, pjesëve operistike dhe tekstit për Galileon dhe Scaramouchen, “Bohemian Rhapsody” asht shpall edhe zyrtarisht si kanga ma e ndigjueme e shekullit XX.

Kanga e “Queen” asht lansue në vitin e largët 1975 dhe besohet se vetëm gjatë këtij viti asht ndigjue mbi 1.6 miliard herë – kanë ba të ditun nga kompania Universal Music Group.

“Bohemian Rhapsody” ka dalë përpara hitit të “Nirvana“, “Smells Like Teen Spirit” dhe kangës së “Guns ‘n’ Roses“, “Sweet Child O’Mine” dhe tash zyrtarisht asht kanga ma e ndigjueme e rokut klasik e të gjitha kohnave – raporton Reuters.

Theksojmë se edhe filmi biografik për Freddie Mercuryn mban pikërisht titullin e kësaj kange.

Pikërisht filmi, në të cilin rolin kryesor e luen Rami Malek, ja prezentoi gjeneratës së re muzikën e grupit legjendar “Queen”.

Pesë javë mbas lansimit, “Bohemian Rhapsody” u ba filmi ma i madh muzikor biografik i të gjitha kohërave me përfitime prej afro 600 milionë dollarë.

Në javën e kalueme protagonisti kryesor i filmit u nominue për Golden Globe, ndërsa pritet me u nominue edhe për çmimin Oscar në muejin Kallnor.

Nga Universal Music thonë se rezultati asht fitue nga të dhanat e grumbullueme që para epokës digjitale, si edhe nga platformat, si Spotify, Apple Music, Deezer dhe shumë të tjera.

Shperndaje në: