Vucic kundërshton Haradinajn për Mogherin’in, i zbulon fajtorët për dialogun

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic ka mohue sugjerimet e Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj se përfaqësuesja e Naltë e Bashkimit Europian, Federica Mogherini asht fajtore për situatën aktuale në dialog.

Ai ka theksue se për këtë fajtor munden me qenë vetëm Beogradi dhe Prishtina.

Vucic’it i asht kërkue me komentue deklaratën e Haradinajt se Mogherini asht fajtore për dështimin e dialogut dhe ai theksoi se nuk pajtohet me të, për lajmi.net.

“Nuk mendoj se Mogherini ose kush do tjetër janë fajtor të Beogradit ose Serbisë. Përkundrazi. Ajo nuk është fajtore. Për këtë mund të kemi fajin ne dhe Prishtina. Duhet ta kuptojnë mirë në Prishtinë se kush është fajtor, kush është ai që ka kërkuar marrëveshje, e kush nuk i ka dashur ato”, porositi Vucic.

Vucic gjatë vizitës në Emiratet e Bashkueme Arabe (UAE) ka theksue se Princi, sheiku Mohamed Bin Zayed Al Nahjan ka këshillue Serbinë me ruejtë paqen.

“Ai e njeh shumë mirë situatën në regjionin tonë, por për herë të parë ka thënë që t’i shmangemi çdo lloj përplasjeje dhe të gjejmë zgjidhje të Kosovës me amerikanët dhe rusët, e që do të pranohet edhe nga evropianët. Ai e kupton se sa është me rëndësi”, u shpreh Vucic.

Shperndaje në: