O’Connell: Mbretnia e Bashkueme mbështetë Ushtrinë e Kosovës

Kosova po bahet me Ushtri.

Ambasadori i Mbretnisë së Bashkueme në Kosovë, Ruairí O’Connell, ka thanë se Mbretnia e Bashkueme beson se asht e drejtë e Kosovës me krijue forcën e armatosun.

Kështu asht përgjigj ambasadori i Britanisë në pyetjen e gazetares e gazetareve: “Si e shihni transformimin e FSK-së në Ushtri, a përkrah Britania e Madhe?”

Ai ka thanë se Kosova duhet me vazhdue me u konsultue me aleatët e NATO’s.

“Mbretëria e Bashkuar beson se është e drejtë e Kosovës të krijojë forcat e saj të armatosura. Ne vazhdojmë të inkurajojmë Kosovën të sillet me përgjegjësi dhe me transparencë, dhe në konsultim me aleatet e NATO, dhe të respektojë angazhimin e saj ndaj KFOR, përshirë edhe shkëmbimin e letrave të viti 2012-2013”, thuhet në përgjigjen e tij.

Kuvendi i Kosovës mbanë seancë për transformimin e FKS’s në Ushtri të Premten në ora 10:00.

Shperndaje në: